Një fluturim i Delta Airlines që ishte nisur nga Atlanta, SHBA, me destinacion Barcelona, është detyruar të kryejë një ulje emergjente.
Sipas mediave amerikane, Airbus A350 u detyrua të kthehej në Atlanta dhe të ulej, për shkak të një një problemi shëndetësor të një pasagjeri, i cili kishte diarre.
Sipas Neë York Post, rreth dy orë pas ngritjes, piloti i Delta kontaktoi kontrollin e trafikut ajror në Atlanta dhe kërkoi leje për t’u kthyer në aeroport dhe për të ulur për shkak të një problemi shëndetësor. Diarreja e pasagjerit ishte përhapur në të gjithë avionin dhe për këtë aryse, duhej të kthehej.
Sipas Flightradar24, pas uljes në Atlanta, pasagjerët dhe ekuipazhi u transferuan në një avion tjetër dhe fluturimi DL194, mbërriti në Barcelonë në orën 17:10. ditën tjetër, afërsisht 8 orë pas kohës së planifikuar të mbërritjes. Nuk dihet nëse pasagjeri i cili pati probleme me diarrenë vazhdoi udhëtimin për në Spanjë.
Avioni u pastrua tërësisht nga ekuipazhi i pastrimit për t’u përdorur për një fluturim tjetër.
Zyrtarët e linjës ajrore konfirmuan se kishte një problem mjekësor në aeroplan dhe se duhej të kthehej në Atlanta për t’u pastruar. Kompania nuk dha detaje të mëtejshme mbi natyrën e problemit mjekësor.
Video emerges from Delta flight that had to make emergency landing due to passenger’s diarrhea https://t.co/Qppgulm37O
— Breaking911 (@Breaking911) September 6, 2023
Top Channel