Ferid Murad, mjek e farmakolog shqiptaro amerikan, vdiq më 4 shtator në shtëpinë e tij Menlo Park.
Zoti Ferid Murad lindi në Whiting të Indianas, në vitin 1936. I ati ishte John (Xhabir) Murad nga Gostivari.
Ai studioi në në Universitetin DePauw në Greencastle të Indianas, ku u diplomua në vitin 1958, ndërsa mori titullin doktor shkencash në Universitetin Case Western Reserve në Cleveland të Ohios.
Më pas punoi në Universitetin e Virxhinias deri në vitin 1981 për të kaluar në Universitetin e Stanfordit.
Në fillim të viteve të 70-ta Ferid Muradi filloi kërkimet mbi rolin e oksidit nitrik në sistemin kardiovaskular dhe zbuloi se ai luan një rol thelbësor në relaksimin e enëve të gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut.
Medikamenti u patentua në vitin 1996, u aprovua për përdorim për çrregullime erektive nga Administrata për Ushqim dhe Medikamente më 27 mars të vitit 1998, duke u bërë pilula e parë që do të trajtonte çrregullimin erektiv në ShBA dhe u ofrua për shitje menjëherë gjatë vitit të njëjtë.
Ky zbulim çoi në zhvillimin e ilaçeve të reja për trajtimin e sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare, dhe i siguroi atij Çmimin Nobel në vitin 1998.
Por, kush është Ferid Murati?
Ai lindi më 14 shtator të vitit 1936 në Whiting, Indiana, ShBA, nga Xhabir Murad Ejupi (i ati shqiptar) dhe Henrieta Bowman (e ëma amerikane). Ai është diplomuar në Universitetin e Virxhinias, ku gjithashtu u emërua profesor në vitin 1970. Aty ka punuar deri në vitin 1981, para se të zhvendosej në Stanford.
Studimet e tij janë përqendruar në efektin e nitroglicerinës në trupin e njeriut. Ai ka punuar mbi këtë temë për vite të tëra bashkë me Robert Furchgott dhe Louis Ignarro. Të tre bashkë fituan Çmimin Nobel në 1998. Gjatë atij viti ka pasur kritika prej tyre ndaj një fizikanti tjetër pretendent për çmimin, i quajtur Salvador Moncada, i cili në mënyrë të habitshme, i pavarur nga treshja e studiuesve fitues, kishte arritur paralelisht në përfundimet e Ignarros.
Një nga sukseset më të mëdha profesionale të Ferid Muratit është shpikja e Viagras, tashmë me famë në të gjithë botën.
Profesorit Murad i është dhënë titulli “Doktor Nderi” nga shumë universitete dhe institucione prestigjioze arsimore-shkencore ndërkombëtare. Gjithashtu, ka titullin “Doktor Honoris Causa” nga Universiteti i Europës Juglindore në Tetovë.
Babai i Murati është nga viset shqiptare të Maqedonisë. Gjatë një ceremonie për dhënien e një çmimi , ai vetë tha se babai i tij është nga një fshat i Gostivarit dhe se ka emigruar në Amerikë në fillim të viteve 1900.
Ndoshta është rastësi por, një mik i nderuar i shqiptarëve, senatori Bob Dole, do të reklamonte në televizionin amerikan produktin mjekësor të bazuar në zbulimin e tij, një koincidencë kuptimplotë.
Babai i nobelisit, Xhabir Murad Ejupi emigroi nga Gostivari, në moshë të re, kur ishte 18 vjeç, nga nevoja për të ndihmuar familjen e madhe, e cila u ndodh ngushtë pas vdekjes së nënës, që e la atë jetim në moshën 12 vjeç. Të ardhurat nga shitja e ëmbëlsirave nuk mjaftonin për të siguruar jetesën. Vështirësitë ekonomike dhe mungesa e punës e detyruan djaloshin nga Gostivari të merrte rrugët e Evropës së turbulluar nga valët e Luftës së Parë Botërore, e cila sapo kishte filluar. Xhabirit iu dha mundësia që në vitin 1914 të marrë një anije dhe, nëpërmjet Ellis Island-it të fillojë jetën e re në Amerikë. Pas peripecive të para në Neë York, ai kursen para për udhëtimin në Ohio, ku punon në një uzinë të shkrirjes së çelikut. Shkëputet për një kohë në Detroit dhe më pas në Chicago, ku u vendos përfundimisht së bashku me gruan e tij, Henrietta Josephine Boëman. Jetonin me të ardhurat e fituara nga një restorant i tij në veri të Indiana-s dhe më pas në Chicago. E gjithë familja, përfshirë nobelistin e ardhshëm dhe vëllezërit e tij, Abdurrahmanin dhe Turhanin, duhej të punonin për të siguruar jetesën dhe, mundësisht, të mbështesnin edhe të afërmit e lënë në vendlindje.
Kontaktet e z.Murati me botën shqiptare gjithsesi kanë qenë të pakta, por prezenca e tij nuk ka munguar. Kohët e fundit, ai ishte në një ligjëratë me studentët e Prishtinës si dhe botoi një editorial në gazetat “Iliria” në SHBA dhe “Shekulli” në Tiranë lidhur me pavarësinë e Kosovës.
Në fakt, të dy shqiptarët e vetëm që kanë marrë Çmimin Nobel janë shqiptarë të Maqedonisë. E para është Nënë Tereza (Gonxhe Bojaxhi) që e ka marrë për Nobelin për Paqen.Ndërsa shqiptari i parë kandidat për Çmimin Nobel ka qenë At Gjergj Fishta, i cili më 1940 u rendit ndër kandidatët për çmimin prestigjioz. Edhe shkrimtari ynë Ismail Kadare ka qenë disa herë kandidat.
Top Channel