Në Shqipëri, vitet e fundit kanë filluar e përdoren mes të rinjve ato që njihen si drogat e “high level” të festave private, pak të njohura por që kanë rreziqe shumë të mëdha.

Bëhet fjalë për drogat sintetike, kërpudhat apo amfetaminat dhe metamfetamina. Ato preferohen për shkak të efektit të shpejtë dhe gjendjes halucinante që stimulojnë te përdoruesi.

Bëhet fjalë për drogat e reja dhe ne kemi pasur raste për t’u kuruar këtu tek ne. Fillojnë tek pilulat, amfitemait, ekstazi, pak raste të LSD ne u themi drogat e diskove, drogat e mbrëmjeve që janë drogat e reja psikoaktive, të cilat nuk është se kanë një shtritrje shumë të gjerë, informacioni nuk del kollaj nga ta dhe nuk di si të ndërhysh”- u shpreh Genci Mucollari, Aksion Plus.

Drogat e reja sintetike janë edhe më të rrezikshme se ato tradicionale. Duke mos ditur përdorimin e saktë, përzierjet e rrezikshme mund të japin efekte dramatike deri në koma të menjëhershme apo humbje jete.

“Fëmijët janë të rrezikuar sepse nga Amerika vijnë edhe droga si fantanyl, droga që mund të vrasin dhe shumë droga të reja dhe tregu nuk është i informuar se çfarë lloj rrisku ato paraqesin apo si përdoret. Tregu i drogës është kaq dinamik, sa përditësohet çdo dy javë. Dhe nuk dimë se sa e pastër është droga, sa e pastër është…”– u shpreh Genci Mucollari, Aksion Plus.

Për drogat sintetike, të konsideruara ndryshe dhe “drogat e padukshme” flitet shumë pak. Ato janë futur në tregun shqiptar duke dominuar më së shumti mes gjimnazistëve. Për të kuptuar rritjen galopante në treg mjafton të sjellim si shembull sasinë që arrin të kapet nga policia. Nëse në vitin 2013 sasia e që binte në duart e policisë ishte krejt modeste rreth 100 gram, statistikat për vitin 2022 flasin për 5 kg ekstazi të sekuestruar, pa llogaritur drograt e tjera sintetike.

“Janë më të shtrenjta por unë kam parë më shumë përdorim mes nxënësve të shkollave të mesme dhe në disa raste kanë qenë edhe vajza. Ne do të donim të punomon shumë me shkollat e mesme, por nuk është se na ka ecur shumë me Ministrinë e Arsimit….”- u shpreh Genci Mucollari, Aksion Plus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA