Një rast i pazakontë ka ndodhur në Mat ku një 48-vjeçar ka ushtruar dhunë në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëjetueses së tij, më pas ka thirrur në banesë një hoxhë për t’i hequr asaj magjinë.
Në pamjet e publikuara nga policia e Matit, dukej 37-vjeçari Kujtim Popaj i cili me anë të një kaçavide, godiste gruan me pretendimin se do i hiqte asaj magjinë.
Kujtim Popaj, hoxha që kreu ritualin ishte në një lidhje telefonike për Shqipëria Live, nga ku pretendoi se videoja është montazh dhe rituali i tij kishte qëllim heqjen e “xhindit” nga 33-vjeçarja.
“Vetëm një herë kam pasur takim me ta. Kam fakte që vetëm njëherë jam takuar në banesën e tyre. Unë e kam njohur me emrin Toni personin në fjalë dhe më thoshte gruaja ime ka magji. Shkova në shtëpinë e tij. Kur shkova ishte në gjendje shumë të keqe, ishte në ndikim të xhindeve. S’jam niveli juaj, jam ambasador, Kujtim Popaj. Kam fakte që ishte sulmuar nga xhindi. Nuk e di nga ka dalë ajo video. Videot janë montime, nuk i pranoj. Ne këndojmë me ndihmën e Allahut. Nuk ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore. Kishte shkuar në nivelin më të lartë të xhindit. Jam i licencuar prej kupolës së Bagdatit për luftimin e xhindit. Unë nuk punoj me pagesë, punoj në shërbim të popullit.”-tha në një lidhje telefonike hoxha Kujtim Popaj.
Top Channel