Është fundkorriku dhe Eltoni vjen i shoqëruar në qendrën e metadonit me të bijën 5-vjeçare. Ajo duket e lumtur, pa dhënë asnjë shenjë nëse e kupton dramën ku është zhytur familja e saj.

Sot 42-vjeç, Eltoni rrëfen se e ka nisur heroinën që në moshën 16 vjeçare pa mundur të shkëputet dot prej saj.

“Kam bërë disa tentativa, por nuk ia kam dalë”- thotë Eltoni.

Prindër të dy fëmijëve një vajzë 5-vjeçe dhe një djalë 3-vjeç, drama e kësaj familje është se nën varësinë e drogës është edhe bashkëshortja. Të dy janë të regjistruar prej vitesh në programin e metadonit, por ai ka bërë pak përparime. Në momentin e intervistimit, rrëfen se kishte konsumuar heroinë vetëm pak para se të vinte në qendër. Krejtësisht nën efektin e drogës dhe i shoqëruar nga e bija e mitur, ai rrëfen se vetëm kur kanë lindur fëmijët janë “pastruar” për një periudhë 1-vjeçare.

“Po kam pirë heroinë, kemi arritur ta lëmë vetëm kur kemi lindur fëmijët. Po edhe bashkëshortja e konsumon. Kemi qëndruar 1 vit të pastër”.

Në këtë situatë ku e kanë thuajse të pamundur të kujdesen për veten, vështirësitë finaciare janë një rreth vicioz për ta. Me drama sociale që prekin jo vetëm ato personalisht por familjet dhe fëmijët e tyre, kjo ushtri në degradim përdoruesish nuk shihet nga pushteti lokal.

Kam qenë në bashki dy herë, por nuk më kanë ofruar asgjë. Më kanë thënë hajde njëherë tjetër”- tha Eltoni. Pavarësisht gjendjes së rëndë ku ndodhet i zhytur prej vitesh, ai apelon që askush të mos joshet nga droga.

“As të mos i afrohen. Ata që e marrim me hundë, kanë një mundësi për ta lënë, të mos kalojnë tek shiringa”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA