Reportazhi “Thesaret e Adriatikut – Shqipëri” nga autorja e njohur Bettany Hughes pati premierën të hënën në Kinema Millenium.
Aktiviteti i organizuar nga Ambasada Britanike dhe Këshilli Britanik së bashku me Bashkinë e Tiranës shënjoi edhe fillimin e Javës Britanike në Tiranë.
Bettany Hughes zbulon sekretet e bregdetit Adriatik të Shqipërisë. Duke ndjekur gjurmët e Jul Cezarit, ajo viziton portet e lashta romake të Oricum dhe Apolonisë, dikur të lulëzuara, përpara se të udhëtojë në brendësi të maleve në kufirin e Maqedonisë së Veriut. Hughes bashkohet me një ekip pionier të arkeologjisë nënujore që zbulon thesare 7500-vjeçare nën ujërat e tij.
Udhëtimi i saj vazhdon në qytetin e mrekullueshëm osman të Beratit, ndërsa Bettany zbulon një histori të larmishme nderi dhe tolerance fetare. Nuk harron ta përfundojë këtë reportazh me traditën e isopolifonisë.
Kjo në Tiranë ishte një para premierë dhe reportazhi “Thesaret e Adriatikut – Shqipëri”, do të shfaqet shumë shpejt në BBC.
Top Channel