Skandal dhe tragjedi në Pire! Ekuipazhi i anijes hedh në det pasagjerin, ndërron jetë

05/09/2023 23:38

Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmjen e së martës në portin e Pireut, në Greqi.

Sipas rojes bregdetare greke, një 36-vjeçar u shty dhunshëm nga nostromi dhe një marinar i anijes “Blue Horinzont ” që kryen linjën Pire-Hania.

Pak sekonda më vonë, udhëtari që mbërriti me vonesë ra në det dhe u mbyt.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën ekipet e shpëtimit, por fakteqësisht nuk u bë i mundur shpëtimi i tij.

Fillimisht, stafi i anijes e fshehu ngjarjen, por çdo gjë u zbulua nga publikimi i një videoje të siguruar prej një biznesi aty pranë, ku duket qartë ngjarja.

Roja bregdetare ndaloi nisjen e anijes dhe menjëherë arrestoi kapitenin dhe gjithë stafin e anijes, e cila ndodhet e ankoruar në portin e Pireut.

Kompania anijes njoftoi se do të ndërrojë stafin dhe anija do të niset sapo të përfundojnë deponimet e pasagjerëve që u bënë dëshmitarë të vrasjes së 36-vjeçarit, emri i të cilit nuk bëhet publik për momentin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA