Pas zjarreve, Greqia po përballet me një mot të keq, ku shumë qytete janë përballur me reshje të shumta shiu dhe përmbytje.

Prej disa orësh situata e motit në qytetin e Volos është e rënduar, ku meteorologët shprehen se do vazhdojë edhe në orët e ardhshme.

Sipas mediave greke, një blegtor 70-vjeçar ka humbur jetët në zonën e Agios Georgios në Ano Volos, nga shembja e një muri ngjitur me shtëpinë e tij. Shembja e murit erdhi si pasojë e vëllimit të madh të ujit. 70-vjeçari sipas mediave, po përpiqej t’i shkonte në ndihmë kafshëve të tij.

Gjithashtu është raportuar zhdukja e një personi tjetër në zonën e Volosit, makina e të cilit u rrëzua në një përrua në zonën e Agia Akaterinit.

Në 24 orët e fundit ka rënë 200 ton ujë për hektar në Volos, 300 në Portaria dhe 516 në Zagora Pelion sipas meteorologut grek Panagiotis Yiannopoulos. Një ërfaqësues i zjarrfikësve u shpreh  se brenda dy orëve të mëngjesit të ditës së sotme, 12,000 rrufe kanë rënë në Larisa dhe Volos.

Në të gjithë qyteti e Volos, është shpallur ndalim qarkullimi deri në një njoftim të dytë. Gjithashtu ka ndalim qarkullimi në rrjetin malor të prefekturës së Magnezisë për shkak të zhvillimit të fenomeneve të rrezikshme të motit.

Problemet më të mëdha ndodhen në zonën e Neapolis, Fushën e Areos dhe Agios Anargyros ku shumë arterie rrugore janë bërë thuajse të pakalueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA