Kapsollë në çatinë e banesës së një personi në Krujë, dëmtohen tjegullat

05/09/2023 09:07

Gjatë natës në Krujë dyshohet se është hedhur një kapsollë detonatorë në çatinë e banesës së një shtetasi B.K.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:05 në lagjen nr.1 në Krujë dhe si pasojë janë dëmtuar disa tjegulla të çatisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Top Channel