Irani ka ndaluar një diplomat suedez.
Ishte vetë shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borelli cili konfirmoi se 33-vjeçari Johan Floderus, që punon për BE-në, po mbahet rob prej më shumë se 500 ditësh tashmë në republikën Islamike.
“Brukseli po kërkon pareshtur lirimin e tij”, tha Borell. Një ditë më parë, Suedia konfirmoi pjesërisht një raport të Neë York Times lidhur me ndalimin, duke njoftuar se një shtetas suedez, në të tridhjetat, është duke u mbajtur në Iran që nga prilli i vitit 2022.
Borrell shkoi më tej duke konfirmuar emrin e të riut, për të cilin pohoi se punon për trupin diplomatik të BE-së.
“Dua të flas për një rast specifik, për rastin e zotit Floderus. Ai është shtetas suedez që punon për Bashkimin Europian dhe i cili është i ndaluar ilegalisht në Iran për më shumë se 500 ditë”, tha Borrell.
“Dua të theksoj se unë personalisht, të gjitha ekipet e mia në të gjitha nivelet, institucionet evropiane në koordinim të ngushtë me ato suedeze dhe familja e tij, po kërkojmë nga autoritetet iraniane që ta lirojnë atë. Në çdo takim diplomatik, në të gjitha nivelet, e kemi diskutuar këtë çështje, në mënyrë të vazhdueshme”, u shpreh kryediplomati i bllokut.
Ai shtoi se lirimi i Floderus është në axhendën e BE-së dhe të Qeverisë suedeze dhe “ata nuk do të ndalen derisa ai të lirohet”. Korrikun e vitit të kaluar, Teherani se kishte arrestuar një person nën dyshimet për spiunazh, dhe kjo dy javë pasi një shtetas iranian u dënua me burgim të përjetshëm në Suedi për rolin e tij në ekzekutimet masive të mijëra kundërshtarëve politikë të kryera nga regjimi iranian në 1988.
Top Channel