Furnizimi i Rusisë me armët e Koresë së Veriut, reagon SHBA: Do të përballet me pasoja

05/09/2023 20:49

“Koreja e Veriut do të përballet me pasoja nëse i siguron Rusisë armatim për të luftuar luftën e saj kundër Ukrainës”, ky është paralajmërimi i Shtëpisë së Bardhë pas lajmeve se lideri Kim Jong Un do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin.

“Për përdorimin e armëve për Rusinë në fushën e betejës, për të sulmuar kapanonet e grurit dhe infrastrukturën goditëse të qyteteve të mëdha, ndërsa ne ikim drejt dimrit për të provuar të pushtojmë territorin që i përket një kombi tjetër sovran, kjo nuk do të reflektojë mirë në Korenë e Veriut dhe ata do të paguajnë një çmim për këtë në komunitetin ndërkombëtar”, tha Jake Sullivan-Këshilltar për Sigurinë Kombëtare të SHBA.

Më parë një zyrtar amerikan pohoi se Kim Jong Un mund të udhëtojë së shpejti drejt Rusisë, në një periudhë kur zërat se Kremlini po përpiqet të sigurojë pajisje ushtarake për luftën e tij në Ukrainë janë shtuar shumë.

Sipas raportimeve Putin dëshiron të sigurojë nga Peniani municione të artilerive dhe raketa kundërtanke, ndërsa Kim nga ana tjetër i intereson teknologjia e avancuar për satelitët dhe nëndetëset bërthamore, si dhe ndihmat ushqimore për shtetin e tij të varfër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA