Erdogan nuk dorëzohet: Propozime të reja, ende shpresa për marrëveshjen e drithit!

05/09/2023 08:16

Vladimir Putin e deklaroi një ditë më parë se nuk do të ketë marrëveshje për drithin pa u përmbushur kërkesat e Moskës.

Megjithatë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nuk i ka humbur shpresat. Pas takimit të tyre në Soçi të Rusisë një ditë më parë, Erdogan shprehu optimizëm rreth rivendosjes së ujdisë  vendimtare të grurit të ndërmjetësuar nga OKB-ja, të cilën Moska e braktisi në fillim të korrikut me ankesën se Perëndimi po bllokonte eksportet e saj të grurit dhe plehut. Kreu i shtetit turk u shpreh në konferencën për shtyp të mbajtur pas tre orë bisedimesh se beson në gjetjen shumë shpejt të një zgjidhjeje.

“Kemi përgatitur një paketë të re propozimesh në konsultim me OKB-në. Them se është e mundur të arrihen rezultate. Unë besoj se do të arrihet së shpejti një zgjidhje që do të përmbushë shpresat e Turqisë”, thotw Erdogan.

Erdogan shtoi se alternativat ndaj marrëveshjes origjinale të grurit që janë hedhur nga Moska dhe Kievi nuk mund të ofrojnë një zgjidhje të qëndrueshme. Putin u shpreh se Rusia ishte gati të ringjallte marrëveshjen “sapo të hiqeshin kufizimet ndaj eksporteve të saj.

“Ne do të jemi gati të shqyrtojmë mundësinë e ripërtëritjes se ujdisë së drithit… Dhe do ta bëjmë këtë sapo të zbatohen plotësisht të gjitha marrëveshjet për heqjen e kufizimeve ndaj eksporteve bujqësore ruse,” tha ai.

Erdogani i ka bërë thirrje Rusisë të heqë bllokadën e saj, duke nënvizuar rëndësinë e marrëveshjes për stabilitetin ushqimor anembanë botës në zhvillim. Ai ka theksuar se marrëveshja është thelbësore edhe për të ruajtur sigurinë në vetë rajonin e Detit të Zi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA