Një baba nga SHBA vrau djalin e tij adoleshent me një gur fresibël dhe më pas e la trupin që ta gjente gjyshi i djalit në shtëpi.
Stephen Thomas Rodda, 37 vjeç, u arrestua dhe u akuzua të hënën për vrasjen e djalit të tij 16-vjeçar Stephen Lee Rodda. Në një konferencë për shtyp, shefi i policisë së Qarkut Polk (PCSO) Grady Judd tha se gjyshi i viktimës, 67-vjeçari Thomas Rodda, u kthye në shtëpinë e tij rreth orës 11:00, pasi vizitoi gruan e tij në spital që po shërohej nga një dëmtim.
“Unë nuk do të hyja atje po të isha ti. Unë vrava dikë. Mund të të duhet të telefonosh policinë”, i ka thënë 37-vjeçari të atit.
Pasi hyri në shtëpi, i moshuari gjeti pjesë të turpit të nipit të tij në dhomën e ngrënies. Sipas veprimeve paraprake, policia dyshon se autori ka përdorur një gur fresibël për të vrarë djalin e tij.
Viktima ishte një nxënës i klasës së 11-të në shkollën e mesme të mesme Frostproof dhe do fillonte një punë të re një Fast-Food javën e ardhshme në mënyrë që të mund të kursente para për një makinë. Kohët e fundit ai po jetonte me gjyshin për ta ndihmuar sepse pjesën më të madhe të kohës qëndronte në spital, tek gjyshja e tij e sëmurë.
Gjyshi i tha policisë se nuk ishte e pazakonte që djali i tij të fliste çuditshëm sepse ai përdorte metamfetaminën dhe kishte “episode psikotike.
Ende nuk dihen motivet e vrasjes, por hetimet vazhdojnë. Babai i adoleshentit u gjet rreth një milje larg vendit të ngjarjes, në Lake Ëales, Polk County, Florida dhe është arrestuar.
Stephen Thomas Rodda ka pasur një histori të gjatë përplasjesh me ligjin, duke përfshirë një urdhër arresti në Karolinën e Jugut. Ai gjithashtu jetoi në shtete të tjera si Teksas, Uashington DC dhe Ohio.
Top Channel