Automjetet kineze “pushtojnë” Europën, çelet panairi ne Mynih!

05/09/2023 08:30

Mynihu përgatitet për panairin e Industrisë së Automjetev, dhe kureshtjen më të madhe e kanë rrëmbyer paraprakisht prodhuesit kinezë.

Padyshim, firmat e mëdha gjermane nuk do të humbasin mundësinë për të rënë në sy në kryeqytetin bavarez: para së gjithash BMW, me bazë në Mynih, por edhe Volkswagen dhe Mercedes Benz.

Megjithatë, lista është e shkurtër: Aty është Renault nga Franca, prodhuesi i makinave elektrike luksoze Lucid nga SHBA dhe Rimac, një prodhues makinash sportive nga Kroacia. Grupi Evropian Stellantis i dërgon vetëm Opel filialit gjerman nga portofoli i tij i gjerë.

I saposhfaquri Vinfast, nga Vietnami, e tërhoqi angazhimin e tij pak para fillimit të panairit. Ndërkohë, me interes të madh po pritet prezantimi i prodhuesit kinez BYD (Build Your Dreams). Kompania Shenzhen, e cila së fundi ka zëvendësuar Volksëagen-in si lider në treg në Kinë, dëshiron të nisë pushtimin e tregut evropian në Mynih, ku planifikon të prezantojë gjashtë automjete në të njëjtën kohë.

Në Mynih, kinezët do të prezantojnë SEAL U dhe nën-markën e tij luksoze DENZA si një premierë evropiane. BYD, i cili u bë i madh si zhvillues i baterive të smartfonëve, përfiton pikërisht nga ky avantazh: bateria në makinat BYD nuk kërkon nikel, kobalt ose mangan dhe është relativisht e lirë për t’u prodhuar. Sa i përket softuerit dhe trukeve teknike për automjetet elektrike, kinezët kanë qenë prej kohësh pikë referimi, të paktën në tregun e tyre vendas.

Edhe pse makinat elektrike kineze janë ende një gjë e rrallë në rrugët gjermane, situata mund të ndryshojë shpejt, veçanërisht pasi te makinat kineze, si për shumë produkte të tjera edhe çmimet bien. Prodhuesit nga Japonia dhe Koreja e Jugut, të cilët erdhën në Europë në vitet 1980 dhe 1990, duhet të shërbejnë si shembull: në fillim me ata u tallën, por sot janë po aq pjesë e skenës së përditshme në rrugët gjermane sa një makinë tip VW Golf.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA