Një 28-vjeçar nga Elbasani i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje, është vënë në pranga.
28-vjeçari Xh.Gj në bashkëpunim me një shtetas tjetër që është ende në kërkim, më 1 shtator kanë vjedhur shuma parash në lekë dhe në euro, në një biznes në Himarë. Veprimet e mëtejshme procedurale do t’i kryejnë shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë.
Gjithashtu është bërë e mundur arrestimi i një 58-vjeçari P. T nga Belshi dhe një 60-vjeçari R. H nga Elbasani, të cilët u kapën duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Po ashtu është gjendur në gjendje të mirë shëndetësore një 80-vjeçar me probleme të shëndetit mendor, pas djali i tij T.A dyshonte se ishte mbytur në lumin Devoll. Pas kërkimeve të pandërprera nga toka dhe përgjatë rrjedhës së lumtur, mbrëmjen e djeshme i moshuari R.A u gjend në afërsi të banesës së tij dhe iu dorëzua familjarëve.
Top Channel