U arratis nga banesa ku ndodhej në “arrest shtëpie”, kapet në doganën e Muriqanit 22-vjeçari
04/09/2023 11:33
Një 22-vjeçar, që ishte larguar nga banesa ku ndodhej në arrest shtëpiak, është kapur në pikën kufitare të Muriqanit.
I riu ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Krujës për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Gjatë kontrollit nga policia, ai nuk është gjetur në banesën ku duhej të kryente masën e sigurisë të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Top Channel