Tentoi të nxirrte mbi 18 mijë euro nga vendi ynë në kufirin e Kakavijës, nën hetim 53-vjeçari grek

04/09/2023 13:32

Një 53-vjeçar nga Greqia, është kapur duke tentuar të nxirrte nga vendi ynë një sasi të konsiderueshme parash në kufirin e Kakavijës.

53-vjeçari u ndalua gjatë kontrollit në vijën e dytë dhe u gjendën të fshehura në makinën e tij 18 mijë e 150 euro të padeklaruara.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 53 vjeçarin E.R,si dhe u sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA