Tijjani Reijnders ka dhënë një intervistë për mediet holandeze ku ka folur për klubin e tij të ri, Milanin.
Mesfushori u shpreh se është në një nga klubet më të mëdha në botë dhe që dëshiron të qëndrojë për shumë kohë aty.
“Jam në një nga klubet më të mëdha në botë. E shoh veten duke luajtur këtu edhe për disa vite të tjera.”-tha ai.
Më tej Reijnders foli për legjendat holandeze të “Djallit”: “Kur jam në palestër, shoh ‘Hall of Fame’. Aty shoh Gullit dhe Van Basten me Topat e Artë”. Këtu te Milan janë shumë të lumtur me lojtarët holandezë. Më quajnë ‘Power Reijnders’, nga ‘Power Rangers’ Ata shpikin gjithçka”.
Duke folur më tej për qëllimet, holandezi u shpreh se është fitimi i titullit.
“Edhe pse sezoni sapo ka filluar, ne jemi në rrugën e duhur. Unë me të vërtetë dua të fitoj titullin. Nuk kam fituar asnjë çmim në jetën time dhe dua që titulli të jetë i pari për mua në këtë klub të bukur.”-përfundoi ai. /Supersport
Top Channel