 Ambasada bën bashkë bizneset shqiptare në Kosovë, synohet rrjetëzimi dhe bashkëpunimi mes tyre
																		
					
					
					
						Ambasada bën bashkë bizneset shqiptare në Kosovë, synohet rrjetëzimi dhe bashkëpunimi mes tyre						Mosmarrëveshjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë kanë sjellë pasoja edhe në terren.
Numri i turistëve bullgarë në pikat turistike maqedonase ka rënë ndjeshëm. Agjencia vendase për mbështetjen e turizmit njoftoi se krahasuar me vitin 2019, para pandemisë, gjatë këtij viti janë regjistruar 100 mijë turistë më pak. Kreu i kësaj agjencie Lubço Janevski, pohon se në këtë fenomen kanë ndikuar dukshëm tonet e ashpra që kanë përdorur ndaj njëri-tjetrit zyrtarët e Shkupit dhe Sofjes në mesin e përplasjeve mbi çështjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas, e kërkesës së Bullgarisë për përfshirjen bullgarëve në preambulë, duke e kushtëzuar këtë me procesin e integrimit të vendit fqinj në BE.
“Situata politike ka bërë që numri i turistëve bullgarë në Maqedoninë e Veriut të bjerë nga 60 deri në 70%. Sigurisht, kjo gjendje është reflektuar dhe në krahin tjetër”, pohoi Janevski. Kryetari i Odës Ekonomike të turizmit Arkan Kerim, pohon ndërkohë se është vënë re edhe një rënie e numrit të turistëve edhe nga Kosova e Shqipëria.
Ai insiston të shfrytëzohet raporti i qëndrueshëm politik që ka Maqedonia e Veriut me të dyja vendet për të tërhequr sa më shumë vizitorë prej tyre. Ndër qendrat më të frekuentuara turistike mbeten Ohri dhe Struga gjatë verës, dhe Mavrova e Kodra e Diellit gjatë dimrit.
Shkupi nga ana tjetër frekuentohet gjatë tërë vitit. Turqia vazhdon të mbetet vendi nga ku vijnë më shumë turistë. Pastaj vijnë me radhë Holanda, Polonia e Anglia, pohojnë zyrtarë maqedonas, sipas të cilëve kryesisht bëhet fjalë për turistë mbi 50 vjeç, ndërkohë që të rinjtë me sa duket e anashkalojnë Maqedoninë Veriore.
Top Channel