Sherr për motive të dobëta dhe ushtrim dhune në familje, dy të arrestuar në Durrës

04/09/2023 10:39

Një 21-vjeçar është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj një 45-vjeçar në Shkozet.

I riu K. Xh dyshohet se për motive të dobëta e ka goditur me grushte 45-vjeçarin.

Po ashtu në Durrës është arrestuar një 28-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA