Për të dytën natë radhazi, Rusia sulmoi me dronë portet e Ukrainës vetëm disa orë përpara se presidenti rus Vladimir Putin të diskutojë me homologuen e tij turk rijetësimin e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi.
Moska pretendon se shkatërroi katër anije ushtarake ukrainase që transportonin trupa drejt Krimesë. Ndërkohë, mbrojtja ajrore ruse diktoi, sipas CNN, dronët ukrainas mbi Krime dhe rajonin jugperëndimor të Kurskut, duke i shënjestruar.
Fokusi i sulmeve ruse duket se ka qenë një prej porteve më të rëndësishme ukrainase të eksportit të drithërave. Për tre orë e gjysmë, dronët rusë e sulmuan pa pushim portin Izmail në rajonin e Odesës, duke bërë që depot e tij të përfshiheshin nga flakët e duke shkaktuar edhe dëme të tjera të mëdha.
Flakët përfshinë edhe disa ndërtesa civile. Putin dhe Erdogan takohen sot në Soçi, në mesin e përpjekjeve të Ankarasë dhe Kombeve të Bashkuara për të ripërtërirë marrëveshjen e eksportit të drithërave ukrainase, pakt ky që kishte ndihmuar në lehtësimin e krizës ushqimore globale.
Turqia i konsideron këto bisedime si jetike për marrëveshjen, nga e cila Moska u tërhoq në muajin korrik, një vit pas arritjes së paktit të ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia. Pretendimi i Rusisë për këtë lëvizje të ishte se eksportet e saj ushqimore dhe të plehrave artificiale po përballeshin me pengesa dhe në shtetet që ka më së shumti nevojë nuk po shkonin drithëra të mjaftueshme ukrainase.
Top Channel