Një ngjarje e pazakontë ka vënë në qendër të vëmendjes Festivalin e muzikës së dhomës “Haydn” në Danimarkë. Orkestra simfonike e muzikës së dhomës daneze po përgatitet për të dhënë koncertin e saj më të veçantë në historinë e muzikës simfonike.
“Hunting Symphony” një pjesë e kompozuar nga Leopold Mozart, babai i Amadeues Mozart, është sjellë në variantin e të lehurave të tre qenve. Duke lehur nën ‘komandën’ e dirigjentit dhe të shoqëruar nga orkestra e muzikës së dhomës daneze tre qentë “interpretojnë” këtë pjesë pak të njohur të kompozuar nga babai i Mozart.
Në videon që paraqet provat e këtij koncerti qentë duket sikur dëgjojnë të qetë dhe të pa shqetësuar tingujt hyrës të pjesës duke pritur radhën e tyre të ‘interpretimit’.
Top Channel