Panoramë e bukur përgjatë shëtitores së Vlorës! Era e fortë dhe dallgët tërheqin pushuesit
04/09/2023 11:17
Era e fortë dhe dallgët e detit, kanë krijuar sot një panoramë të bukur përgjatë shëtitores së Vlorës ose ndryshe Lungomares.
Përplasja me bregun e detit, por dhe thyerja e saj ka tërhequr pushues kryesisht, të rinj të cilët argëtohen dhe bëjnë foto.
Një ditë kjo, ndryshe nga ditët e tjera të cilat gjatë gjithë sezonit të verës kanë ofruar diell dhe relaksim për shumë turistë që kanë vizituar Vlorë.
Top Channel