Ministri i Brendshëm Taulant thotë se shqiptarët presin një pastrim të territorit nga kultivimi i paligjshëm i bimëve narkotike.
Sipas Ballës kultivimi i paligjshëm i kanabisit ka sjellë një rritje të përdoruesve, kryesisht në moshat e reja.
“Unë jam vetë prind dhe i mirëkuptoj të gjithë prindërit, gjyshërit, familjet shqiptare të cilët presin nga Policia e Shtetit më shumë rezultate në goditjen e trafikantëve dhe shpërndarësve të lëndëve narkotike pranë shkollave apo mjedise të tjera të frekuentuara nga të rinjeltë. #PaketaeSigurisë në shkolla do të garantojë një PERIMETËR SIGURIE përreth shkollave dhe ashpërsim të ndërshkimit të keqbërësve që kryejnë vepra penale në dëm të nxënësve/të rinjve, me fokus të veçantë goditjen e rrjeteve të shpërndarjes së lëndëve narkotike”, thekson minisrtri Balla.
Në 1 shtator, Balla dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi prezantuan masat për të garantuar sigurinë e fëmijëve në institucionet arsimore. Plani nis me përkufizimin e Perimetrit të Sigurisë në shkolla,që përfshin rrugët dhe rrugicat përreth kufijve të shkollës dhe dyqanet, kioskat brenda kësaj hapësire. Ky perimetër do të jetë të paktën 50 metër rreth gardhit kufizues të secilës shkollë.
Top Channel