Fitorja 1-4 në transfertën e Lyon e ka kënaqur shumë trajnerin e Paris Saint-Germain, Luis Enriquen.
Në konferencën e dhënë për mediet pas këtij takimi, tekniku theksoi se e lumturon ambicia dhe personalitet që skuadra tregoi në këtë përballje, ndonëse shton ka ende nevojë për përmirësim.
“Po, rezultati është shumë i mirë dhe qëndrimi i skuadrës ishte perfekt, por ka ende një rrugë të gjatë për të bërë dhe shumë gjëra për të përmirësuar. Jam i kënaqur me ambicien dhe personalitetin e ekipit.
Lidhja Mbappe-Vitinha? Jemi ende në një periudhë në të cilën duhet të krijohen sinergji, një periudhë në të cilën i njohim lojtarët, çfarë duam, çfarë kërkojmë. Por është e qartë se kur bashkoni lojtarë me cilësi të lartë, ndodhin gjëra të mëdha”-tha Enrique.
Top Channel