Hungaria insiston se mbyllja e luftës në Ukrainë bëhet ‘vetëm me marrëveshje me Rusinë’ (fotot)

04/09/2023 17:55

Një zyrtar i lartë në Hungari ka folur sot në favor të një paqeje të negocjuar për luftën Ukrainë-Rusi.

Zhvillimi vjen teksa përpjekjet për të thyer mbrojtjen ruse në jug të Ukrainës nuk kanë arritur rezultate, pas tre muaj luftimesh brutale dhe dhjetra ushtarëve të vrarë nga të dyja palët.

Qeveria ukrainase ka ngritur lart se fundmi marrjen e Robotyne, për të cilën thotë se është “shenjë e kthesës së luftës”, duke iu referuar fshatit në veri të linjës ruse të mbrojtjes, shkruan rrjeti britanik Express.

Zëdhënësi qeveritar hungareze Gergely Gulyas tha sot se mungesa e progresit nga Ukraina është një shenjë e paqja e negocjuar është i vetmi përfundim i luftës me Rusinë.

Gulyas sugjeroi se një marrëveshje mes Moskës e Kievit do të përfshinte garancinë që  kjo e dyta nuk do të futet kurrë në NATO për të dhënë garanci të sigurisë.

Në fjalën e tij për mediat dhe studentët Gulyas tha: “Në terma afat-gjatë, trupa paqeruajtëse ose zgjidhje të ngjashme do të garantonin paqen në Ukrainë”.

“Bota perëndimore që mbështet Ukrainën duhet të japë garanci sigurie për Rusinë, dhe sigurisht jo anëtarësim në NATO për Ukrainën.”

Gulyas shtoi se SHBA duhet të përfshihet në negocjata: “Paqja do të funksionojë nëse Uashingtoni përfshihet me Moskën e Kievin”.

Ofensiva e fundit e Ukrainës përqendrohej në rajonin jugor përgjatë brigjeve të detit Azov, me qëllim ndërprerjen e lidhjes tokësore me gadishullin e Krimesë, që Rusia ka aneksuar në 2014.

FOTO GALERI
2/3
Edhe kryeministri Orban ka bere deklarata te ngjashme

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA