25 civilë të vrarë në fundjavë në Kartum në konfliktin brutal të Sudanit (fotot)

04/09/2023 17:28

Sulmet ajrore dhe të artilerisë mes ushtrisë së Sudanit dhe forcave paramilitare që kërkojnë të rrëzojnë pushtetin nuk tregojnë shenja zbutjeje në konfliktin brutal.

25 civilë raportohet se u vranë kësaj fundjave në kryeqytetin Kartum dhe rrethinat teksa konflikti i rëndë ka hyrë në muajin e pestë.

Pesë civilë raportohet se u vranë dje nga bombat që goditën shtëpitë e tyre në kryeqytet, një ditë pasi një sulm ajror në jug të qytetit raportohet se vrau të paktën 20 njerëz.

Banorët thonë se qyteti është goditur me artileri nga forcat rebele që janë çuditërisht të pajisura e financuara mirë, dhe nuk dihet se për kë luftojnë.

“Vdekjet nga bombardimet ajrore të shtunën arrinin në 20”, thuhej në deklaratën e një grupi komunitar asistence që ndihmojnë familjet e prekura nga zjarri i ushtarakëve.

Që prej nisjes së luftimeve të ushtrisë me forcat paramilitare më 15 prill, disa mijëra njerëz raportohen të vrarë.

Më shumë se gjysma e popullsisë 45-milionëshe të Sudanit raportohet se janë në nevojë ndihme humanitare e mbrojtjeje, sipas OKB.

Lufta ka detyruar 3.8 milionë njerëz të zhvendosen brenda vendit, ndërsa 1 milionë janë larguar drejt vendeve fqinje./TheGuardian/

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA