Grand Gala në Elbasan/ U mbyll kalendari artistik me koncertin më të madh të vitit
29/12 16:10
Në brigjet e liqenit të Shkodrës për të njëmbëdhjetin vit me radhë, u zhvillua “Triathlon labeat”, një kompeticion sportiv, i cili bëri së bashku mbi 100 sportistë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe vendet e tjera të rajonit.
Tregarëshi nisi me notin, çiklizmin dhe vrapimin ku sportistet duhet të arrinin kohen maksimale në secilën disiplinë. Pjese e garave, u bënë edhe figura të njohura të sportit shqiptar.
Edicioni i këtij viti iu kushtua tërësisht ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, duke i bërë thirrje grave për më shumë kontrolle.
“Triathlon Labeat” organizohet çdo vit dhe ka si qellim të promovoje Shkodrën turistike dhe Shkodrën sportive.
Top Channel