
25/02 09:55
Sergio Ramos do të rikthehet në Spanjë, te “dashuria” e tij e parë, Sevilla.
Mediet spanjolle raportojnë se mbrojtësi dhe kampionët e Europa League kanë arritur të gjejnë marrëveshjen, ndërsa në orët në vijim pritet edhe zyrtarizimi.
Kështu Ramos rikthehet aty ku nisi historia e tij, te Sevilla, pas plot 18 vitesh.
37-vjeçari kalon te Sevilla me parametra zero, pasi këtë verë u largua nga Paris Saint-Germain, me të cilët i skadoi kontrata.
Top Channel