Shqipëria shënon një tjetër rekord. Aeroporti Nene Tereza ka pritur 4 milionë pasagjere. Rritja e interesit për vendin tone ka vijuar fuqishëm këtë vit ku në çdo periudhe ka pasur vizitore nga e gjithë bota.

Duke vazhduar me këtë ritëm, kryeministri Rama thotë se deri në fund të vitit aeroporti Nene Tereza do të jetë aeroporti kampion në rajon, duke kapërcyer shifrën e 6 milionë pasagjereve.

Në 7 muajt e parë të këtij viti vendi ynë është vizituar nga 5.1 milionë të huaj. Vetëm në korrik në territorin shqiptar kanë hyrë 1.7 milionë të huaj ku 28 përqind e tyre kanë deklaruar se kanë ardhur me pushime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA