Një rekord i paarritshëm… pothuajse. Është kjo ideja e ish-sulmuesit të Bayernit të Myniht, tani te Barcelona, Robert Lewandowski në lidhje me statistikën e tij prej 41 golash sezonalë në vetëm 29 ndeshje.
Qendërsulmuesit polak iu kërkua një krahasim me “bomberin” e ri që shkoi këtë verë te Bayerni i Mynihut, Harry Kane, që në 2 paraqitjet e para ka shënuar menjëherë 3 gola.
Në një intervistë, numri 9 i Barcelonës u pyet për mundësinë që Kane të bëjë më mirë se ai.
“Rekordi im ka qenë i pabesueshëm. Ndonjëherë e mendoj dhe i them vetes: “po si e kam arritur?”
Ka qenë çmenduri. Harry Kane është lojtar shumë i madh, por duhet thënë që Bundesliga është kampionat i vështirë. Mendoj se i duhet pak kohë për t’u ambientuar, por është ende e pamundur ta thuash me qartësi. Nuk besoj se mund ta thyejë rekordin tim”.
Top Channel