“Zgjidhje” për rritjen ekonomike! Indonezia ofron viza për investitorë të huaj

03/09/2023 10:12

Indonezia po provon të gjitha mënyrat për të tërhequr sa më shumë investitorë të huaj për të rritur ekonominë e shtetit, tashmë ka prezantuar një skemë të re vizash.

Në një deklaratë autoritetet deklaruan se do të ofrohen viza që lejojnë një qëndrim duke nisur që nga 5 deri në 10 vite.

Për të qëndruar në Indonzi, personat që do të pajisen me lejen e qëndrimit, do të duhet të plotësojnë disa kushte të cilat lidhen me investimet.

Si garanci autoritetet kërkojnë që në vizën pesë vjeçare investitorët individualë duhet të hapin kompani në vlerë 2.5 milionë dollarë, ndërsa për vizë dhjetëvjeçare duhet bërë investim prej 5 milionë dollarësh.

Sa u përket investimeve nga korporatat, Indonezia pritet të kërkojë investim prej 25 milionë dollarë për leje qëndrimi prej pesë vjetësh dhe shumë prej 50 milionë dollarëve për periudhë 10-vjeçare.

Edhe shtete tjera në botë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Irlandë, Zelandën e Re dhe Spanjën, ofrojnë viza të ngjashme për investitorët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA