“Haluç, psikozat e kokainës”/ Shfaqet premierë filmi me regji të Taulant Skëndaj

03/09/2023 12:16

‘Haluç, psikozat e kokainës’, filmi nga regjisori Taulant Skëndaj, pati premierën të premten për publikun e kryeqytetit.

Kur një ushtar i forcave komando, Micha bie pre e një rrjeti të gjerë narkotikësh, ai ngec në këtë errësirë, të udhëhequr nga një bos mafioz shqiptaro-amerikan (Big Boss) i cili ka ndërtuar perandorinë e tij kriminale dhe ka korruptuar të gjitha nivelet e shtetit.

Filmi na paraqet rrugëtimin e personazheve duke na dhënë mesazhin që jeta është e shtrenjtë dhe rruga e duhur në të është domosdoshmëri.

Për producentin dhe regjisorin e filmit Taulant Skëndaj realizimi nuk ka qenë një rrugë e thjeshtë.

I rritur si adhurues i Federico Fellinit, pasioni për kinemanë e bëri që të mos dorëzohet edhe kur kishte dyshime nëse mund ta çonte filmin deri në fund.

‘Haluç, psikozat e kokainës’ është aktualisht në kinema dhe ambicia e regjisorit është ta çojë këtë film në të gjithë Shqipërinë e përtej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA