Zhduket 80-vjeçari në Belsh! I biri denoncon në polici, pretendon se është mbytur
02/09/2023 19:30
Një 80-vjeçar rezulton i zhdukur në Belsh, teksa i biri ka denoncuar zhdukjen e tij në polici nën dyshimin se është mbytur në rrjedhën e lumit Danub.
50-vjeçari me iniciale T. A., banues në fshatin Rrenas, ka njoftuar sallën operative se i moshuari me iniciale R. A. u largua nga banesa më 31 gusht të këtij viti dhe nuk u kthye më. Ndër të tjera familjarët kanë deklaruar se i zhdukuri kishte probleme të shëndetit mendor.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe sëbashku me familjarët kanë nisur kërkimet përgjatë rrjedhës së lumit.
Vijojnë kërkimet në të gjithë rrjedhën e lumit për gjetjen e trupit të 80-vjeçarit.
Top Channel