Shtetasi egjiptian bie nga lartësia teksa punonte në Tiranë, dërgohet në spital
02/09/2023 17:22
Një shtetas egjiptian ka rënë nga lartësia teksa punonte në Tiranë.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur sot në rrugën “Papa Gjon Pali II”, ku dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi egjiptian A. M., 26 vjeç.
Si pasojë 26-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel