Autoritetet greke presin që zjarret të vazhdojnë, madje deri në fund të verës, sipas kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ato pritet të shkatërrojnë 150.000 hektarë tokë.

Mitsotakis fajësoi krizën klimatike për katastrofën me zjarre. Ashtu si shumë vende rreth Mesdheut, Greqia është përfshirë nga zjarret masive që nga fillimi i verës. Deri më tani është raportuar për 26 të vdekur nga zjarret pyjore të shkaktuara nga kushtet e thata, erës dhe nxehtësisë.

Zjarri masiv në pyllin e Dadias, i cilësuar nga Bashkimi Europian si zjarri më i madh të regjistruar ndonjëherë në bllokun europian, po vazhdon të digjet për të 13-tën ditë. Zona e zhuritur nga zjarret “do të kalojë 1 miliard e 500 milionë metra katrorë (apo 150 mijë hektarë), tha Mitsotakis në parlament.

“A është kriza klimatike alibi për gjithçka? Jo, nuk është alibi, por është pjesë e interpretimit”, tha ai. Rreth 600 zjarrfikës, të mbështetur nga dhjetë avionë dhe shtatë helikopterë, po luftojnë me flakët që shpërthyen në 19 gusht në një pyll të mbrojtur nga rrjeti evropian Natura 2000 dhe një habitat për shpendët grabitqarë.

Ky zjarr ka djegur më shumë se 81.000 hektarë deri më sot, sipas Observatorit Europian Copernicus, një hapësirë më e madhe sesa qyteti i Nju Jorkut. Për t`i ardhur në ndihmë Greqisë, BE-ja dërgoi së fundi 11 avionë, një helikopter dhe 407 zjarrfikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA