Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit çeli sezonin e ri artistik shtator- dhjetor.

Ndërsa përgjatë sezonit të shkuar këtë skenë e prekën shumë artistë me famë ndërkombëtare siç ishte ardhja e legjendës së dirigjimit Zubin Mehta, masterclass-i i Ermonela Jahos, ardhja e Inva Mulës për Karnavalet e Korçës si dhe masterclass-i nga Anna Pirozzi.

Përgjatë këtyre 4 muajve kalendari premton koncertet simfonike, operat, e baletet ndër më të dashurit nisur me simfoninë “Titan” të Mahler, vijuar me oratorion e Eliasit, baletin Uni, premierën e Ansamblit Popullor “Tumankuqe”, Dance Festival me Harabel Contemporary, muzikalin Callas and Onasis, Arrëthyesin, Atila, Carmen e të tjerë

Aktualisht  po ndërtohet një Kalendar 2-vjeçar për Teatrin e Operës dhe baletit.

Premiera e parë çelëse e sezonit është koncerti simfonik “Zemërimi i Zotave” nga orkestra simfonike e TKOB, dirigjent Jacopo Sipari di Pescasseroli dhe solist në piano Giuseppe Albanese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA