“Më kërkoi një mjet gdhendjeje”/ Dalin detaje të reja nga hetimi për të dyshuarin për vrasjen e Charlie Kirk 09/07 20:04
Ukraina tashmë është në gjendje kap objektivin gjatë goditjeve me raketë nga 700 km larg, tha presidenti Zelensky.
Përmes një mesazhi në Telegram, Presidenti deklaroi se kishte prova të “përdorimit të suksesshëm të armëve ukrainase me rreze të gjatë: objektivi u godit 700 kilometra larg”.
Madje, kreu i Lartë i Shtetit theksoi se këto ishin raketa të ndërtuara nga Ukraina, në vend të raketave të furnizuara nga Perëndimi, të cilat mbartin kushtin e mospërdorimit në tokën ruse.
Moska është rreth 675 km nga qyteti i Kharkiv-it, i kontrolluar nga Ukraina.
Top Channel