Pronari i një shtëpie në Turqi ka zbuluar aksidentalisht një qytet të fshehtë nëntokësor teksa rinovonte bodrumin e tij.
Burri në qytezën e Derinkuyu gjeti më shumë nga sa kishte kërkuar kur rrëzoi një mur në bodrumin e tij disa vjet me pare.
Teksa kërkonte të rimodelonte bodrumin ai hapi pa dashje një kalim të të kaluarën e lashtë që tashmë vlerësohet për rëndësinë e saj arkeologjike.
Vite më parë burri që nuk është emëruar publikisht, ishte mërzitur duke humbur pulat e tij që zhdukeshin mes të çarave në muret e bodrumit.
Por pas rrëzimit të një muri me shpresë se do të gjente përgjigjet, ai zbuloi një dhomë të fshehtë.
Shpejt ai zbuloi se një tunel të çonte në salla e dhoma të tjera që ishin pjesë e një kompleksi nëntokësor.
Ky labirint misterioz ishte në fakt një qytet i fshehur nëntokësor në Derinkuyu.
Kompleksi ishte braktisur prej kohësh nga banorët dhe u rizbulua vetëm kur pronari shtëpisë rrëzoi murin e bodrumit të tij.
Më pas nisën gërmimet arkeologjike që zbuluan banesat nëntokësore, rezervat e ushqimit të thatë, stallat e kafshëve, shkollat, qilarët madje edhe një kishë.
Turku anonim kishte zbuluar ‘qytetin’ me rreth 18 kate nëntokë, gati 100 metra të thellë, që besohet se dikur strehonte më shumë se 10 000 njerëz.
Studiuesit thonë se qyteti në provincën Nevsehir është ndërtuar mes shekujve të 12-të e 15-të.
Ai është gërmuar në gurin e butë vullkanik por gjithsesi këto shpella banimi janë të rrezikshme për vizitorët.
Prandaj shtylla të fuqishme mbështetësve janë vendosur për të siguruar që katet e tij të mos shemben mbi njëra-tjetren.
Disa qindra ndërtesa mbi qytetin e lashtë nëntokësor, u zbuluan se kishin hyrje të fshehta në nëntokën e Derinkuyu.
Por të gjitha ato ishin maskuar me objekte dekorative, ashtu si dhe tunelet e ventilimit të nëntokës.
Studiuesit thonë se nuk e dinë se përse ishin mbajtur të fshehura banesat nëntokësore por besojnë se tunelet mbronin njerëzit nga pushtuesit.
Një prej teorive thotë se ato banoheshin nga popujt Hiti prej kohërave të lashta, të cilët mbroheshin nga pushtimet e Frigianëve.
Studiuesit thonë se dhomat më të mëdha e të thella përdoreshin si magazina , ndërsa ato më në lartësi përdoreshin si dhoma fjetjeje, prej ventilimit më të mirë.
Studiuesi Andrea De Giorgi, tha në një intervistë për BBC se në to ka gjurmë të prodhimit të verës: “Provat e prodhimit të verës janë prezenca e qilarëve dhe qypave me dy veshë e qafë të hollë”.
Në vitin 1985, qyteza nëntokësore iu shtua trashëgimisë së Unesco.
Top Channel