Grabitësi tenton ta mbysë me jastëk, 83-vjeçarja arrin të shpëtojë duke e kafshuar
30/08/2023 09:04
Një grua 83-vjeçare ka përjetuar skena horror mëngjesin e sotëm në Zakynthos të Greqisë.
Sipas asaj që raportoi media greke ERT Zakynthos, ka qenë ora 04:00 pas mesnate, kur dy burra kanë hyrë në shtëpinë e 83-vjeçares, e cila jeton e vetme në fshatin Skoulikado, me qëllim për ta grabitur.
Autorët pasi kanë rrahur të moshuarën dhe i kanë marrë 300 euro, kanë tentuar ta mbytin me jastëk, por 83-vjeçari ka reaguar dhe kafshoi njërën prej tyre në dorë dhe arriti të largohej.
E moshuara, e cila po trajtohet në spitalin e Zakynthos, i ka thënë policisë se grabitësit ishin dy meshkuj me ngjyrë të errët. Autorët janë në kërkim nga organet policore.
Top Channel