Nga fillimi i vitit 2023, deri më sot, në Greqi janë diagnostikuar dhe hetuar gjithsej 89 raste vendase të infeksionit me virusin e Nilit Perëndimor, nga të cilët 74 raste kanë shfaqur simptoma në sistemin nervor qendror dhe dhe 15 raste kishin manifestime të lehta/pa shfaqje në SNQ.

Gjatë javës së kaluar janë diagnostikuar/raportuar 31 raste të reja. Ka pasur 11 vdekje në pacientët me infeksion virusal dhe raste të SNQ, të moshës mbi 64 vjeç (mosha mesatare e të vdekurve – 82 vjeç).

Raste të infektimit me virusin e Nilit Perëndimor janë shënuar në vendbanimet në Njësitë Rajonale Kardicë, Larisa, Trikala, Imathia, Selanik, Pella, Pieria, Kilkis, Serres, Kavalla, Drama, Rodopi, Kastoria dhe Arta.

Diagnostifikimi i rasteve të tjera në periudhën e ardhshme konsiderohet i mundshëm dhe i pritshëm, njofton EODY dhe u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e mbrojtjes personale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA