Zakonisht mendojmë se kilogramët e shtuar lidhen me regjimin e keq ushqimor, por duhet të dini se ka një sërë sëmundjesh që lidhen gjithashtu me të ushqyerit në mënyrën e gabuar.
Megjithatë AgroWeb.org bazuar në këshillat e ekspertëve botërorë të shëndetit, ju liston disa probleme shëndetësore që lidhen ngushtë me mënyrën e të ushqyerit.
Osteoporoza
Disa prej faktorëve që mund të shkaktojnë osteoporozën lidhen me mënyrën e të ushqyerit, siç është marrja e pamjaftueshme e kalciumit, vitaminës D si edhe konsumi i lartë i alkolit. Burimet më të mira të kalciumit gjenden tek perimet, qumështi dhe kosi.
Çrregullimet e të ngrënit
Çdo dietë e gabuar mund të ketë efekte të dëmshme në trup dhe në tru. Kufizimi i tepërt i ushqimit mund të shkaktojë mendime dhe sjellje obsessive duke çuar në anoreksi.
Duhet të tregoheni të kujdesshëm kur ndiqni një dietë, mos harroni kurrë rëndësinë që ka ushqimi në funksionimin e trurit dhe trupit tuaj.
Kapsllëku Kronik
Shumë faktorë kontribuojnë në kapsllëk, duke përfshirë mos marrjen e mjaftueshme të fibrave ose ujit në dietë.
Ushqime si frutat, perimet dhe drithërat janë të mbushura me vitamina, minerale, fitonutriente dhe fibra, të cilat do t’ju ndihmojnë.
Urinë e errët
Nëse keni shumë etje, nuk urinoni shpesh, vëreni urinë me ngjyrë të errët dhe erë të fortë, mund t’ju duhen më shumë lëngje.
Ekspertët rekomandojnë që gratë duhet të konsumojnë rreth 11 gota ujë (përfshirë ushqimet dhe pijet) çdo ditë dhe burrat rreth 16 gota në ditë.
Rritja e rrezikut të kancerit të gjirit
Rreziku i kancerit të gjirit vërehet tek gratë që kanë predispozitë të veçantë gjenetike. Ato në mënyrë të veçantë duhet të shmangin alkoolin.
Refluksi gastoezofaegal
Ushqime të caktuara si çokollatat, kafeina dhe nenexhiku mund të dobësojnë portën midis ezofagut dhe stomakut, duke e bërë kështu më të lehtë kalimin e përmbajtjes së stomakut në ezofag.
Ushqimet me aciditet gjithashtu mund ta përkeqsojnë gjëndjen sepse përmbajtja e lartë e acidit shton më shumë ndjesinë e djegies.
Rreziku i shtuar për sëmundjet e zemrës
Një dietë e dobët me shumë sheqer dhe yndyrë të ngopur, lidhet vazhdimisht me formimin e pllakave në arterie, të cilat çojnë në sulm në zemër, goditje në tru, lipide anormale të gjakut ose arterosklerozë.
Diabeti
Të gjitha ushqimet shndërrohen në sheqer (burimi i energjisë së trupit), përveç proteinave të pastra të cilat përdoren në një mënyrë tjetër.
Kështu që sheqeri i përpunuar mund të shkaktojë luhatje dramatike të sheqerit në gjak dhe mund të shkaktojë sëmundjen e diabetit tek personat e shëndetshëm.
Depresioni
Kur kemi mungesë të omega-3 dhe ushqyesve të tjerë si magnezi, ne priremi të shohim një rritje të gjendjes depresive dhe ndryshimeve të humorit.
Burime të mira të omega-3 përfshijnë salmonin, merlucin, vajin e peshkut, arrat, farat chia ose të lirit.
Sistem i dobët imunitar
Nëse nuk ushqeheni shëndetshëm trupi juaj e ka të vështirë t’i përgjigjet infeksioneve ose të luftojë sëmundjet.
Proteinat, zinku, vitamina A, C dhe E janë lëndë ushqyese të rëndësishme për organizmin tuaj. Ushqimet e detit, arrorët, perimet dhe frutat duhet të jenë pjesë e pandashme e regjimit ushqimor.
Artriti urik
Artriti urik përkeqësohet nga ushqime si mishi i kuq dhe alkooli, që shkaktojnë inflamacion.
Ulçera peptike
Ulcerat peptike janë plagë të hapura që zhvillohen në stomakun dhe pjesën e sipërme të zorrëve tuaja. Marrja e rregullt e disa ilaçeve (prsh: aspirina dhe ibuprofeni), mund të jenë shkaktarë të ulçerave.
Megjithëse ulçera nuk shkaktohet nga ushqimet, mund të përkeqësohet prej tyre. Disa ushqime si kafeina, ushqimet e skuqura, ushqimet pikante, duhani dhe alkooli, mund të shkaktojnë një rritje dhe grumbullim të acideve.
Top Channel