Kalaja që duan turistët! Më e vizituara është Kalaja e Gjirokastrës, në vend të dytë Butrinti

29/08/2023 12:48

Rritja e shpejtë e numrit të vizitorëve të huaj, ku në 7 muaj sipas INSTAT 5.2 milionë shtetas hynë në territorin tonë, do të thotë edhe më shumë vizitorë në institucionet e kulturës në vend.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit tregojnë për një rritje me 67% të turistëve në këto institucione në qershor të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Si 6-mujor, gjashtëmujori i parë i 2023 shënon një rritje totale me 53% të vizitorëve në institucionet e kulturës krahasuar me të njëjtin 6-mujor të një viti më parë.

Po sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, numrin më të madh të vizitorëve e ka Kalaja e Gjirokastrës, ndjekur nga Parku Kombëtar i Butrintit dhe Parku Arkeologjik i Shkodrës.

Kalanë e Gjirokastrës në 6-mujorin e parë të vitit e kanë vizituar 50.6 mijë vizitorë më shumë se në 2022. I dyti në këtë kategori është Amfiteatri i Durrësit me 9 mijë vizitorë dhe një rritje me 64% në raport me 6-mujorin 2022. E treta për nga numri i vizitorëve deri në qershor është Kalaja e Porto Palermos.

Lidhur me institucionet të kategorizuara si kala e monumente të tjera, Parku i Butrintit është ai që ka vëmendjen më të madhe.

Në janar-qershor të paktën 37.2 mijë turistë kanë vizituar këtë park ndërsa nga Parqet Arkeologjike në krye qëndron Parku Arkeologjik i Shkodrës me të paktën 53 mijë vizitorë apo 30% më shumë vizitorë në janar-qershor 2023 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA