Parqet arkeologjike në vendin tonë këtë vit nga muaji janar deri në korrik patën më shumë se 170 mijë vizitorë. 

Sipas tabelës më të dhënat e publikuar nga Ministria e Kulturës krahasuar me një vit më parë numri i vizitorëve është rritur dukshëm. Ndër parqet arkeologjike, Parku Kombëtar i Butrintit është një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë sonë.

Parku Kombëtar Arkeologjik i Apolonisë është gjithashtu një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të qarkut të Fierit e më gjerë. Parku Arkeologjik Bylis është një nga sitet unik në vendin tonë, për densitetin e lartë të monumenteve me mozaik. Nga ana tjetër turistë të kombësive të ndryshme janë vizitorët e përditshëm të pavionit arkeologjik në Muzeun Historik Kombëtar.

Në Pavionin e Lashtësisë gjenden 585 objekte. Objektet e paraqitura aty nisin me Paleolitin e Vonë, ku kultura prehistorike dëshmohet qartë në trojet tona. Mënyra e jetesës pasqyrohet në vendbanimin e Trenit, ndërtimet palafite në Maliq të Korçës dhe pranë tokave bujqësore.

Kultura e Komanit dëshmon për vazhdimësinë iliro-arbërore e shprehur në objektet arkeologjike, toponimi dhe në objektet etnografike. Objektet e paraqitura në vitrinat e tjera i përkasin periudhës së bronzit dhe asaj të hekurit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA