Ju mund të keni dëgjuar shprehjen në anglisht “there are no bad ideas”, që do të thotë”nuk ka ide të këqija”.

Por kjo ishte e vlefshme përpara se ministri i klimës i Austrisë të miratonte një fushatë për t’u dhënë njerëzve një vit transport publik falas nëse ata bënin tatuazh në trupin e tyre logon e kartës hekurudhore.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KlimaTicket (@klimaticket)

Reagimi ishte i shpejtë, raporton Salzburger Nachrichten, pasi pjesëmarrësit e festivalit muzikor u ftuan ta ta kthenin mishin e tyre në një “simbol” të përhershëm për Klimaticket (“Bileta e klimës”), e cila zakonisht kushton pak më shumë se 1000 euro për udhëtime të pakufizuara me hekurudhë, autobus, tramvaj dhe metro.

Kjo përkthehet në rreth 1080 dollarë – ose, dy deri në pesë trajtime për heqjen e tatuazheve me lazer.

Top Channel