Dy të rinj 24 dhe 32 vjeç humbën jetën rreth orës 3 të mëngjesit në zonën e Hidrovorit në aksin Ksamil- Sarandë.

Motoçikleta e drejtuar nga 24 vjeçari u përplas ballë për ballë me një mjet tip Mercedez që drejtohej nga një 17 vjeçar nga Saranda. 17 vjeçari pa leje drejtimi dhe pasagjeri i automjetit një 16 vjeçar

Janë plagosur në këtë aksident të rëndë dhe u tranportuan në spitalin e Sarandës. Gjendja e tyre shëndetsore tani është e qëndrueshme dhe pa rrezik për jetën. Mjetet që udhëtonin në kahe të kundërta sipas hetimit paraprak të dy ishin jashtë korsive të tyre sepse përplasja ka ndodhur në mes të rrugës ndërsa dyshohet se motoçikleta ishte me shpejtësi shumë të lartë e përtej normave të lejuara.

Nuk dihet nëse viktimat e këtij aksidenti kishin konsumuar alkool dhe rasti është ende duke u hetuar por rastet e konsumatorëve të alkoolit që më pas lëvizin me motoçikleta janë të shumta këtë verë. Incidentet dhe aksidentet me motoçikleta kryesojnë shkaqet e dëmtimeve të pushuesve gjatë korrikut dhe gushtit.

Ngjarjet me pasoja kanë ndodhur kryesisht në orët e natës pas festave të zgjatuara deri në agim me muzikë pije dhe narkotikë. Në Ksamil dhe Sarandë si dhe akset nacionale prania e policisë këtë verë ka rezultuar e pamjaftueshme për të mbajtur nën kontroll një fluks kaq të shtuar vizitorësh dhe pushuesish.

Në të njëjtin aks rrugor 4 vjet më parë 2 turistë po italianë kanë humbur jetën gjatë një aksidenti  me motoçikletë. Ky segment përdoret shpesh prej turistëve të aventurës edhe për teste e gara shpejtësie të automjeteve dhe motorëve.

Menjëherë pas aksidentit ka reaguar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, që ka urdhëruar ngritjen e një grupi të posaçëm, për të hetuar

Të gjithë zinxhirin komandues të Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, për mospërmbushje të procedurave e standarde të punës, në lidhje me marrjen e masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, gjatë sezonit turistik.

Ndërkohë, është pezulluar nga detyra Shefi i Seksionit të Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë, për shkelje të rëndë të atributeve/kompetencave të Policisë, në lidhje me pasojat e aksidentit të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor “Sarandë –Ksamil”, ku humbën jetën 2 turistë italianë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA