Premiera e “Emily in Paris”, aktorja Lily Collins mahnit me veshjen
Shatërvani Jet d’Eau në Zvicër lëshon 500 litra ujë në sekondë me një shpejtësi prej rreth 150 km në orë, një forcë kjo që u provua nga një vizitor që shkeli rregullat vuri veten në rrugën e rrezikut.
Vizitori raportohet se ishte ngritur “disa metra në ajër” pasi kishte tentuar “të puthte” shatërvarnin e fuqishëm, por të ndaluar në Gjenevë.
I riu i paemëruar që raportohet se ishte në të 20-at, kishte kaluar barrierat ndarëse Jet d’Eau mbrëmjen e të hënës.
Shatërvani është një nga atraksionet kryesore të qytetit dhe është i ndriçuar natën.
Ai vendosi më tej fytyrën e tij te rrjedha e ujit dhe tentoi të “përqafonte” kollonën e trashë të ujit, por u katapultua në ajër prej saj dhe më pas ra përsëri në ujin e liqenit.
Pasi e kishte marrë veten, burri ishte hedhur për të bërë panjë në liqenin e Gjenevës por aventura e tij soli shqetësim te dëshmitarët që njoftuan policinë.
Jet d’Eau është një atraksioni njohur prej 130 vjetësh pasi është shatërvani më i lartë në botë.
Një dëshmitar tha: “Oficerët erdhën dhe urdhëruan mbylljen e Jet d’Eau që ta merrnin personin.”
I riu capken ishte vendosur në një barkë dhe më pas dërguar në spitalin e Gjenevës, tha zëdhënësja e policisë Aline Dard, ndërsa shtonte se gjendja e tij aktuale është e paditur.
Top Channel