Ballkani është krenaria e gjithë Shqiptarisë. Kampionët e Kosovës dhuruan spektakël përballë Bate Borisovit në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e parë të play off-it, duke fituar me përmbysje me rezultatin e thellë 4-1.
Atë që nuk mundi ta bënte Partizani në raundin e parë të Championsit, e bën Ballkani i Ilir Dajës, që jo vetëm fiton, por e arrin me goleadë, duke dëfryer spektatorët në “Fadil Vokrri” dhe gjithë dashamirësit e futbollist që e ndoqën ndeshjen nëpërmjet ekranit të SuperSportit.
Pavarësisht se pësuan që në minutën e 10-të, kampionët e Kosovës u kthyen në një “uragan” të pandalshëm, duke shënuar katër gola, një në pjesën e parë dhe tre të tjerë në fraksioni ne dytë. Goli i fundit i shënuar nga Thaqi, nxori nga vetja edhe Ilir Dajën, që si rrallë herë nuk mundi t’i përmbante emocionet e gëzimit.
Gjysma e punës është kryer, do të mjaftojë thjesht administrimi i rezultatit në Budapest, për të prekur për të dytin sezon radhazi grupet e Conference League-s.
Ballkani – Bate Borisov 4-1
Shënues: Jashanica 31′, Tolaj’ 57′, 66′, Thaqi 89’/Laptev 10′
89′ – Gooool! Qershia mbi tortë është goli i Thaqit, me rezultatin që thellohet në 4-1.
75′ – Me fat Bate Borisovi, Gripshi lëviz bukur në zonë, shënjestron portën, por ndalet nga traversa.
71′ – Kryeziu bën Messin, por Berisha nuk arin ta shtyjë topin në rrjetë.
66′ – Gooool! Nuk di të ndalet Ballkani. Tolaj realizon golin e radhës, të dytin personal, 3-1 për kampionët e Kosovës.
57′ – Goooool!E kërkon me ngulm golin e epërsisë Ballkan dhe e gjen. Krosim perfekt i Thaqit për Tolajn, me këtë të fundit që godet saktë me kokë, 2-1
46′ dhe 48′ – Dy raste të njëpasnjëshme të humbura nga Ballkani, Daja vë duart në kokë.
31′ – Gooooool! Këmbëngulja e Ballkanit shpërblehet me gol në minutën e 31-të, kur në zhvillimet e një këndoreje, Jashanica e dërgoi topi në rrjetë, 1-1.
14′ – Ballkani i afrohet barazimit, por Gripshi nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë.
10′ – Goool Bate! Nëse nuk shënon, e pëson. Pas një aksioni pa shumë pretendime, Laptev ndëshkon Ballkanin, 0-1.
7′ – Mundësi e artë e Trashit prirët me portën, por goditja e tij shko ngjitur me shtyllën.
4′ – Jep shkëndijën e parë meriton Korenica me një goditje nga jashtë zonës, por topi përfundon jashtë/ Supersport
Top Channel