Qyteza e ‘njerëzve urithë’ që jetojnë nën piramidat e rërës në Australi (fotot)

24/08/2023 21:44

Qyteza australiane dikur e minatorëve Coober Pedy nuk ngjason me asnjë tjetër teksa jetesa nëntokë është bërë normale për banorët e saj.

Ajo ndodhet në jug të Australisë rreth 600 km në veri të Adelaide ku temperaturat mund të arrijnë deri në 48C gradë në verë, çka e bën të pamundur të jetohet për njerëzit.

Por rezidentët e qytezës së minatorëve kanë gjetur një mënyrë origjinale për t’i rezistuar këtyre kushteve të ashpra.

Shumë prej njerëzve këtu jetojnë në vendbanime të gërmuara nëntokë, poshte piramidave te dheut, ku është shumë më freskët dhe madje mund të gjenden lehtësira si hoteli, kisha apo dhe bare.

Ndërtimet nëntokësore duhet të jenë të paktën katër metra nën sipërfaqen e tokës për të bërë që tavanet e tyre të mos shemben.

Një prej avantazheve kryesore të jetesës nëntokë janë shpenzimet e pakta.

Vendbanimet kanë nisur të tregtohen dhe së fundmi një apartament me tre dhoma gjumi u shit për rreth 24 000 dollarë, sipas rrjetit ABC, edhe pse shumë nga pronat janë shumë bazike dhe kanë nevojë për rinovime per përmirësim të kushteve.

Komuniteti i Coober Pedy gjeneron vetë rrymën elektrike apo dhe ajrin e kondicionuar, që shpeshherë është shumë i shtrenjtë mbi sipërfaqe.

Kjo konfirmohet nga rezidenti Jason Wright, i cili menaxhon një vend kampingu me tenda banimi disa metra nën tokë.

Sipas raportimit të BBC, ai thotë: “Të jetosh mi tokë duhet të paguash shumë para për ngrohje ose freskim te qeveria, aq më shumë kur temperatura në verë i afrohet 50 gradëve”.

Vendbanimi “Coober Pedy” është një botë e krijuar nga popujt aborigjenë australianë dhe ka përkthimin domethënës: “Njeriu i bardhë brenda në vrimë.”

Për të zgjidhur çështjen e furnizimit me ujë Coober Pedy është lidhur me basenin e Great Artesian që ndodhet rreth 20 km larg.

Njohuritë vendore thonë se kjo zonë dikur ishte e mbuluar nga uji, dhe kjo ka ndihmua për krijimin e minierave të opalit të çmuar, që janë një pjesë e konsiderueshme të nëntokës së sotme.

Zyrtarisht sot besohet se Coober Pedy strehon rreth 2,500 rezidentë, 80 përqind e të cilëve kanë gërmuar shtëpitë e tyre në gurët gëlqerorë.

Dhe shtëpitë e tyre ofrojnë thuajse gjithçka bëjnë dhe ato mbi sipërfaqen e tokës, tashmë dhe me internet, rrymë elektrike dhe ujë të rrjedhshëm.

Drita natyrale është gjëja më e dukshme që mungon, e cila tentohet të zëvendësohet me alternativa të tjera.

Vendi pranon vizita turistike ku banorët ofrojnë turne të shtëpive të tyre, madje dhe të kishës që gjendet më shumë se 20 metra nën sipërfaqen e tokës.

Më tej gjendet një galeri minerare e viteve 1930-të që është konvertuar në një librari, si dhe hoteli ‘shpellar’ Desert Cave Hotel ku mund të flihet për rreth $120.

Në të ka një bar, dhomë bilardo, restorant dhe dyqan suveniresh.

Gjithsesi nëse dëshiron të blesh ushqim apo për nevoja të tjera, duhet të ngresh kokën dhe dalësh nga vrima drejt supermarketeve mbi tokë të qytezës, shkruan rrejti TheSun.

FOTO GALERI
9/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA