Dashuria ishte në ajër në Kampionatin Botëror të Atletikës pasi dy atletët që garonin për Sllovakinë pas përfundimit të garës së 35 km u fejuan zyrtarisht në vijën e finishit.
Hana Burzalova sapo kalonte vijën e finishit në fund të ecjes së garës 35 km që u zhvillua sot (e enjte) në Budapest, kur pa të dashurin e saj, atletin Dominik Cerny, i cili dhe ai sapo kishte përfunduar në të njëjtën distancë për meshkuj, të ulur në gjunj.
A do të martohesh me mua?!, e pyeti ai.
Fatmirësisht, Burzalovës i kishte mbetur frymë mjaftueshëm edhe pas asaj gare të lodhshme për t’i thënë ‘PO’ propozimit të partnerit të saj dhe për të gëzuar së bashku me një puthje pasiononte në sytë e qindra njerëzve dhe kamerave që ndiqnin garën e 35 km për femra dhe meshkuj të Kampionatin Botëror të Atletikës.
Pas propozimit më të veçantë të ndodhur ndonjëherë në garat e atletikës, çifti i sapofejuar ka pozuar para kamerave duke treguar unazën.
Cerny, 25 vjeç, u rendit i 19-ti në garën e tij, duke shënuar kohën më të mirë personale prej 2:32.56. Ndërsa e fejuara tashmë zyrtare, 22 vjeçe, përfundoi e 28-ta në garën e femrave, por shënoi kohën më të mirë të sezonit prej 3:02.47.
Por çifti i dashuruar prej vitesh kishte diçka më shumë për te festuar këtë herë.
Çifti ndajnë rregullisht fotografi të jetës së tyre së bashku në llogaritë e tyre në Instagram, duke përfshirë udhëtime me biçikletë në male dhe pushime në plazh në Qipro. Dyshja përfaqëson Sllovakinë në garat e vrapimi në distanca të gjata prej disa vitesh.
Top Channel